Përplasjet Real-Barça të këtij sezoni

24/07/2014 00:00

“Klasiket” Real Madrid-Barcelona do të zhvillohen në muajt tetor dhe mars. Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) konfirmoi kalendarin e sezonit 2014-2015 dhe dy ndeshjet më të pritura të kampionatit spanjoll do të luhen në 26 tetor dhe 22 mars.

Ndeshja e parë do të luhet në Santiago Bernabeu, ndërsa ndeshja e dytë në Camp Nou.

Në këtë mënyrë, Luis Suarez do të jetë i disponueshëm për të luajtur pasi do i ketë mbaruar pezullimi i dhënë nga FIFA për kafshimin e Chiellinit në Botëror.

Gjigandët spanjollë do të nisin kampionatin e tyre me ndeshjet Barcelona-Elche dhe Real Madrid-Cordoba në fundjavën e 23-24 gushtit.

Top Channel