Real, 4 milionë euro me fanelat e Jamesit

24/07/2014 00:00

Investimet sjellin para’ dhe këtë gjë e tregon shembulli i Realit të Madridit. Klubi madrilen shpenzoi 80 milionë euro për James Rodriguez, por që tani ka rikuperuar 5% të parave të shpenzuara duke shitur fanelat e tij me numrin 10.

Vetëm gjatë prezantimit të kolumbianit, në 1 orë janë shitur 900 fanela me një çmim prej 100 eurosh copa. Fitimi: 90 mijë euro për 60 minuta.

Gjatë 24 orëve flitet për 40 mijë fanela të shitura dhe një fitim total prej 4 milionë eurosh.

Për të mbuluar të gjithë shpenzimin mungon ende shumë, por sezoni nuk ka nisur ende, abonimet nuk janë rinovuar dhe turneu në SHBA sapo ka nisur. Pra, janë të gjithë elementët për të rekuperuar shpenzimin në shumë pak kohë.

Top Channel