Johnny Depp është konsideruar si sex simboli më i lakmuar i Hollywoodit, por tashmë ai nuk njihet më. Transformimi i Depp, si pasojë e rolit të tij më të ri në fimin “Black Mass”. Aktori shfaqet me dhëmbë të thyera, me bark dhe flokë të rëna.

Një pamje e tillë “rrezikon” shumë imazhin e mashkullit më të dëshiruar të Hollywoodit. Por, duket se të fejuarës Amber Heard i pëlqen edhe kështu. Depp luan rolin e Whitey Bulger, gangster i Bostonit dhe i kërkuari numër një i FBI-së në SHBA.

Filmi pritet të dalë në të gjitha sallat e kinemasë, më 8 shtator të vitit 2015.  Ndoshta, deri atëherë, Johnny Depp edhe mund të jetë martuar me të fejuarën Amber Heard, pas unazës së fejesës që ai i dhuroi përpara disa kohësh.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel