Austri, dhunë kundër futbollistëve izraelitë

24/07/2014 00:00

Konflikti izraelito-palestinez është transferuar në futbollin europian mbrëmjen e së mërkurës.

Manifestues pro-palestinezë pushtuan fushën dhe sulmuan me grushta dhe shkelma futbollistët e skuadrës izraelite të Maccabi Haifa gjatë një ndeshjeje miqësore që ata po zhvillonin ndaj skuadrës franceze të Lilës në Bischofshofen të Austrisë.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 85, kur francezët po fitonin me rezultatin 2-0.

Në këtë ndeshje pati një numër të madh aktivistësh me flamuj të Palestinës dhe Turqisë. Gjithashtu ata mbanin në duar pankarta kundër Izraelit dhe operacionit të tij ushtarak në Gaza.

Top Channel