Barcelona blen Jeremy Mathieun

23/07/2014 00:00

Barcelona ka arritur të blejë nga Valencia mbrojtësin Jeremy Mathieu. Futbollisti francez është blerë për 20 milionë euro nga katalanasit dhe do të nënshkruajë një kontratë për katër sezone me gjigandët spanjollë.

Mathieu, i cili do të mbushë 31 vjeç në tetor, vjen tek Barcelona pas 5 vitesh me Valencian, ku ka luajtur 176 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola.

Gjatë etapës së tij në “Mestalla”, Mathieu fillimisht luajti si mbrojtës i majtë dhe ka përfunduar duke luajtur si mbrojtës qendre.

I gjatë 1,92 metra, francezi dominon lojën në ajër dhe dallohet për teknikën dhe pozicionimin e tij.

Top Channel