Mashtrimi me punësim në Çeki

23/07/2014 00:00

Nga ana e seksionit të Krimit Ekonomik Financiar, pas një pune intensive, u bë i mundur realizimi i operacionit të koduar “Punësimi i rremë”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mihal Shyti si dhe u bë e mundur kapja e bashkëpunëtorit tjetër në kërkim, Loren Cuke, vjeç 39, banues në Korçë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë këtij viti në zonën e Prrenjasit kanë mashtruar rreth 50 persona duke i premtuar punësim në shtetin e Çekisë kundrejt shpërblimit 150 Euro.

Top Channel