Kostumet e Beyonce në “Rock and Roll Hall of Fame”

23/07/2014 00:00

“The Rock Hall” njoftoi se veshjet e Beyonce-s në performancën e Super Bowl-it dhe disa kostume e sende personale, që janë përdorur në video të ndyshme të divës botërore, janë prezantuar në seksionin e legjendave të muzikës Rock.

Në këtë seksion ndodhen kostume të Michael Jackson, David Bowie, Bruce Springsteen dhe shumë yjeve të tjerë.

Në “Rock Hall”, përveç veshjes në Super Bowl-in e vitit të shkuar, është ekspozuar edhe veshja e famshme në videon “Crazy in Love”, fustani i “Givenchy”, që diva Beyonce kishte zgjedhur për “Met Gala”-në e vitit 2012. Nuk mund të mungonte kostumi dhe dora prej metali e videos së famshme “Single Lady”.

Lee Anne Callahan-Longo, menaxherja e përgjithshme e shtëpisë së produksionit të Beyonce-s, “Parkëood Entertainment” tha se këngëtarja ishte e nderuar dhe e përulur, që disa nga sendet dhe veshjet e saj po ekspozoheshin në Muzeun “Rock and Roll Hall of Fame”, përkrah artistëve më të mëdhenj të botës.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel