James: Po realizoj ëndrrën e fëmijërisë

23/07/2014 00:00

“E di që kam shumë presion, por jam i përgatitur”, tha James Rodriguez në konferencën e shtypit pas prezantimit si lojtari i ri i Realit të Madridit. Kolumbiani i cili shpërtheu në Botërorin e Brazilit rrëfeu gjithashtu se idhulli i tij i fëmijërisë ka qenë Zinedine Zidane.

Ëndërr e realizuar – Këtë moment e kam ëndërruar gjithmonë. Mund të bëj historinë këtu. E di që kam shumë presion, por jam i përgatitur. Këtu gjithmonë kërkohet fitorja, sidomos në Champions. Shpresoj që kjo ëndërr të ketë një fund të mirë.

Goli ndaj Uruguajit – Kur mora vesh që Reali më kërkonte, bëra gjithçka që të transferohesha në Madrid. Kishte disa kohë që ishin interesuar për mua, por goli ndaj Uruguajit ishte një plus më shumë.

Numri 10 – Kam luajtur gjithmonë me këtë numër, por nëse nuk do të ishte mundësia ta zgjidhja, për Realin do të luaja me çfarëdo numri. Kam qenë tifoz i Realit që i vogël dhe i mbaj mend shumë mirë lojtarë si Zidane, Roberto Carlos dhe Ronaldo.

Top Channel