Arrestohen mashtruesit e vizave

22/07/2014 00:00

Dy persona janë ndaluar të martën nga policia e Elbasanit me akuzën e mashtrimit. Sipas policisë, shtetasit Mihal Shyti dhe Lorenc Cuke mashtronin qytetarët për viza në Kanada dhe punësim në vendet e BE-së.

Ndalimi i tyre u bë pas hetimeve disamujore në kuadër të operacionit të koduar ‘Punësimi i rremë’. Policia gjithashtu sqaron se të ndaluarit, të moshave 44 dhe 37 vjeç, dyshohet të kenë mashtruar të paktën 20 persona.

Ndërkohë, policia e Elbasanit është duke hetuar rreth bashkëpunëtorëve të mundshëm të tyre. Paraprakisht dyshohet se në këtë mashtrim është i përfshirë edhe një shtetas i huaj, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Mihal Shyti dhe Lorenc Cuke u merrnin qytetarëve nga 500 euro duke u premtuar viza për në Kanada dhe mundësi punësimi në vendet e Bashkimit Europian.

Top Channel