Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi në një banesë

21/07/2014 00:00

Shpërthim eksplozivi gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës në një banesë në lagjen “Kastrioti” në Fushë Krujë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se eksplozivi ishte vendosur në derën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit me iniciale A.M.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel