Sulmuesi 101 kg që trembi Mourinho-n

21/07/2014 00:00

101 kilogram dhe 1 metër e 80 centimetra i gjatë. Adebayo Akinfenwa është një gjigant i futbollit…në kuptimin e parë të fjalës.

32-vjeçari luan për Wimbledon në kategorinë e katër angleze. Fiziku i tij i stërmadh dhe grinta me të cilën luan në fushën e lojës e kanë shndërruar në idhull të tifozerisë së skuadrës së tij, por fama preku majën në miqësoren e zhvilluar së fundmi ndaj Chelsea-t.

Akinfewa, megjithëse është një sulmues nuk mundi të shënojë dot për skuadrën e tij në humbjen 3-2, por prezenca e tij në fushë trembi jo vetëm lojtarët e Chelsea-t në fushë, por edhe Mourinho-n në stol.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel