Evra, zyrtarisht tek Juventusi

21/07/2014 00:00

Patrice Evra është zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Mbrojtësi francez i krahut të majtë nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me bardhezinjtë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Manchester United. Ky i fundit arkëton menjëherë 1.5 milion euro dhe 500 mijë euro të tjera nëse Juventusi kap zonën e Ligës së Kampioneve këtë sezon.

33-vjeçari, që ishte pjesë e kombëtares franceze në botërorin e Brazilit është kërkuar prej javësh nga bardhezinjtë, por pavarësisht se marrëveshjet mes të gjitha palëve të përfshira ishin arritur, largimi i papritur i Antonio Conte-s ngadalësoi transfertën.

Lojtari kërkonte garanci nga trajneri i ri, Massimo Allegri dhe po ashtu drejtuesit bardhezinj kërkonin të dinin nëse Evra ishte një lojtar i dobishëm për skemat e ish-trajnerit të Milanit. Pas dhënies së dritës jeshile prej Allegrit, marrëveshja u mbyll.

Top Channel