Tiranë, grabitje në monumentin e pavarësisë

21/07/2014 00:00

Për të dytën herë, monumenti i vendosur në Parkun Rinia në përkujtim të 100-Vjetorit të Pavarësisë, është bërë objekt i grabitësve.

Mesditën e së hënës është raportuar se në monumentin e bronxtë mungonin disa pllaka, të cilat dyshohet se janë grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Grabitësit, veç pllakave të vogla në bazamentin e monumentit, kanë arritur të marrin edhe një pllakë e cila ndodhet në qendër të tij.

Në mars të vitit 2013, dy të rinj u ndaluan nga policia e Tiranës pasi kishin grabitur dhe më pas shitur 4 pllaka të këtij monumenti.

Top Channel