James Rodriguez, goli më i bukur i Brazilit

21/07/2014 00:00

Kujtimet nga Kupa e Botës janë ende të freskëta dhe të paktë janë ata që mund të kenë harruar supergolin e James Rodriguez ndaj Uruguajit në fazën e 1/8 të botërorit.

Pas titullit si golashënuesi më i mirë në Brazil 2014, talenti kolumbian siguron edhe titullin e FIFA-s për golin më të bukur. 23-vjeçari gjatë takimit me Uruguajin kontrolloi bukur me gjoks disa metra larg vijës së zonës së rreptësisë dhe më pas goditi fuqishëm me të majtën. Topi u përplas në traversë e më pas përfundoi në rrjetë.

Ky goli konkuroi së bashku me golin “fluturues” të holandezit Van Persie, një ekzekutim i tij në ndeshjen e fituar 5-1 përballë Spanjës në grup.

Sa i përket James Rodrigues titulli i golashënuesit, goli më i bukur por edhe paraqitjet gjatë gjithë ndeshjeve të botërorit duket se do t’i sigurojnë atij një kontratë të re që do ta lidhë me Realin e Madridit.

Sipas mediave spanjolle ka mbetur vetëm zyrtarizimi, pasi gjithcka është mbyllur mes madrilenëve, MOnakos dhe vetë lojtarit.

Top Channel