Kina “spiunon” manovrat detare në Hauai

21/07/2014 00:00

Kina ka bërë të ditur se zotëron të drejtën për të dërguar një anije mbikqyrëse për të monitoruar stërvitjen detare të udhëhequr nga amerikanët, pasi media amerikane raportoi mbi prezencën e anijes kineze larg brigjeve të Hauait, përgjatë fundjavës.

Anijet e marinës kanë të drejtë, bazuar mbi ligjin ndërkombëtar, të operojnë në “ujrat përtej ujrave territoriale të vendeve të tjera”, deklaroi ministri i Mbrojtjes. Në këtë stërvitje merr pjesë edhe Kina, që ka dërguar 5 anije me të paktën 1000 marinsa në bord, operacion që ka marrë emrin “Buzë Paqësorit” (Rimpac).

Janë plot 22 vende që marrin pjesë në stërvitjen detare të këtij viti, por kjo është hera e parë që përfshihet edhe Kina. SHBA-të e kanë pranuar se kjo është hera e parë gjithashtu, që një vend anëtar dërgon një anije spiunazhi për të monitoruar ushtrimet.

Kapiteni Darryn James, zëdhënësi kryesor i Flotës amerikane të Paqësorit, tha për agjencitë e lajmeve se Kina kishte dërguar anije të njëjta edhe në stërvitjet “Rimpac” të vitit 2012. Ai shtoi se SHBA-të kanë marrë “të gjitha masat paraprake për të mbrojtur informacionet kritike”.

“Wall Street Journal” e etiketoi këtë ngjarje si një “përplasje feste”, që i jep “një shuplakë inteligjente mbledhjes më të madhe të marinsave në botë”, ndërsa “Bloomberg” citoi një analist të ketë thënë se ky ishte një “sinjal i keq”.

Në Dhjetor 2013, SHBA-të dhe Kina u ndeshën për pak në një përplasje të rëndë mes anijeve të tyre në Detin e Kinës Jugore. SHBA-të njoftuan se kryqëzori “USS Cowpens” u detyrua të ndërmerrte veprime evazive, ndërkohë që media kineze raportonte se SHBA-të kishin ngacmuar aeroplanmbajtësen e re të tyre “Liaoning”, teksa zhvillonte prova detare.

Top Channel