Aksident në Lushnje

21/07/2014 00:00

Dy të rinj janë plagosur rëndë sot në një aksident të ndodhur në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Automjeti i tyre për shkak të shpejtësisë shumë të madhe humbi kontrollin dhe përfundoi duke goditur një trajler në rrugë.

Mjeti është shkatërruar ndërsa kalimtarët kanë mundur të nxjerrin në gjendje shumë të rëndë nga mjeti Maliq Totrakun 21 vjeç dhe Renato Aliun 22 vjeç nga Rrogozhina.

Pas aksidentit ata janë transportuar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe mësohet se një prej të aksidentuarve është në gjendje kritike.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe në një zonë të ngarkuar me lëvizje dhe manovrim i gabuar i mjeteve që ka çuar në përplasjen me trajlerin.

Top Channel