“Shtegtarët  e lirisë” sjellin në Kosovë mesazhin se, shumë shpejt do të ndodhë liberalizimi i vizave dhe Kosova do të jetë pjesë e NATO-s.

Bëhet fjalë për katër kosovarët, të cilët, në shenjë revolte për mosliberalizimin e vizave, udhëtuan në këmbë nga Kosova në Bruksel.

Të dielën ata u pritën nga qytetarët e Gjilanit dhe kryetari i këtij qyteti, Lutfi Haziri. Njëri nga udhëtarët, Jahi Mustafa, tha se armiku kryesor i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është migrimi ilegal.

Sipas tij, në selinë e Bashkimit Europian janë të shqetësuar për këtë dukuri. Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, falënderoi “shtegtarët e lirisë” për kontributin që kanë dhënë, me besimin se kjo ecje do të ketë efekt dhe do të lërë gjurmë në Komisionin Europian dhe Asamblenë e NATO-s.

Ky udhëtim ka zgjatur 78 ditë dhe kishte për qëllim ta përçojë kërkesën e qytetarëve të Republikës së Kosovës për lëvizje të lirë në Europë.

Top Channel