Vidal: Do të flas me Allegri-n për të ardhmen

19/07/2014 00:00

“Nuk mendoj që për mua përfundoj një cikël, ndoshta mund ta mbyll karrierën të Juventus. Kur të shkoj në Itali do të flas me trajneri dhe më pas të shohim se çdo të ndodh”, këto janë fjalët e Arturo Vidal, njërit prej lojtarëve më të mirë të Juventusit të Conte-s gjatë vitit të kaluar, por këtë sezon e ardhmja e tij është në udhëkryq.

Mesfushori nuk përjashton asnjë mundësi për të ardhmen e tij, teksa konfirmon interesin e Real Madrid dhe Manchester United.

“Është e vështirë për të folur për një tjetër klub kur unë tashmë luaj për një ekip të madh. Kam fituar 3 herë kampionatin dhe i respektoi shokët e ekipit. Tashmë di të them se kam edhe 7 ose 8 ditë pushime dhe dua t’i shijoj ato”, shtoi Vidal.

Top Channel