Champions, hidhet shorti për raundin e tretë

18/07/2014 00:00

Është hedhur këtë të premte, në Nion të Zvicrës, shorti i Champions League për raundin e tretë kualifikues.

Skënderbeu i Korçës, ekipi 4 herë kampion i Shqipërisë, në rast kualifikimi përballë bjellorusëve të BATE Borisov, me të cilët kanë barazuar pa gola në takimin e parë në transfertë, dhe që ndeshjen e kthimit do ta zhvillojnë mesjavën e ardhshme në Korçë, do të përballet me fituesin e çiftit Cliftonville (Irlande e Veriut) – Debrecen (Hungari).

Nëse Cliftonville mbetet një kundërshtar i panjohur për korçarët, ata hungarezë njihen më së miri, pasi në sezonin 2012-2013 u përballën dy herë me ta: Fituan në takimin e parë në Korçë 1-0 dhe u mposhtën 3-0 në Hungari.

Zeniti i Andre Villas-Boas mundi të shkonte deri në fazën e 1/8-ave sezonin e kaluar, ndërkohë që ekipi qipriot është kualifikuar për herë të fundit në fazën me grupe në sezonin 2012-13.

Copenhagen-i do të luajë përballë ukrainasve të Dnipro Dnipropetrovsk-it, të cilët rikthehen në këtë kompeticion pas 25 vitesh mungesë, ndërkohë që supersfida sa i përket emrave, mbetet ajo mes holandezëve të Feyenoord dhe turqve të Besiktas. Pse jo, ndeshje e fortë do të jetë edhe dueli mes Grasshopper Zyrih dhe Lilles, e kampionatit francez.

Ekipi i vetëm që kanë luajtur edhe më herët në “League Route” janë belgët e Standard Liezhit, që do të presin Panathinaikos-in e Greqisë në takimin e parë mes tyre.

Në “Champions Route”, çerekfinalistët e sezonit 2011-12 të APOEL do të ndeshen me fituesin mes maqedonasve të Rabotnicki-t dhe finlandezëve të Helsinki-t. Ndërsa dy herë pjesëmarrësit në fazën e grupeve, Aalborg (Danimarkë) do të luajnë përballë kroatëve të Dinamo Zagreb-it ose lituanezëve të Zalgiris.

Ndeshjet për raundin e tretë kualifikues do të zhvillohen me vajtje-kthim, që do të luhen në datat 29/30 Korrik dhe 5/6 Gusht.

15 ekipet që do të avancojnë nga ky raund do të ndeshen në “Play-off”, ku do të përfshihen edhe ekipe si Arsenal, Porto, Leverkusen, Napoli apo Bilbao.

League Route
AEL Limassol (CHY) v Zenit Saint-Petersburg (RUS)
Dnipro Dnipropetrovsk (UKR) v FC Copenhagen (DEN)
Feyenoord (NED) v Besiktas (TUR)
Grasshopper Zurich (SUI) v Lille (FRA)
Standard Liege (BEL) v Panathinaikos (GRE)

Champions Route

Grupi 1
Valetta (MLT) / Qarabag (AZE) v FC Salzburg (AUT)
Cliftonville (IRL) / Debrecen (HUN) v BATE Borisov (BLR) / Skenderbeu (ALB)
Slovan Bratislava (SVK) / The New Saints (WAL) v FC Sheriff (MDA) / FK Sutjeska (MNE)
Aalborg (DEN) v Dinamo Zagreb (CRO) / Zalgiris (LTU)
Legia Warsaw (POL) / Saint Patrick’s Athletic (IRL) v KR Reykjavik (ISL) / Celtic (SCO)

Grupi 2
Dinamo Tbilissi (GEO) / FK Aktobe (KAZ) v Stromsgodset (NOR) / Steaua Buch. (ROM)
HSK Zrinjski Mostar (BIH) / Maribor (SVN) v Santa Coloma (AND) / Maccabi Tel Aviv (ISR)
Rabotnicki (MKD) / Helsinki (FIN) v Apoel FC (CHY)
Sparta Prague (CZE) / Levadia Tallinn (EST) v Malmo (SWE) / FK Ventspils (LVA)
Lodogorets Razgrad (BUL) / Dudelange (LUX) v Partizan Belg. (SRB) / Thorshavn (FAR)

*Datat për Champions Route do të konfirmohen më vonë nga FIFA.

Top Channel