F1, Rosberg: Hamiltoni bëri shaka

18/07/2014 00:00

Nico Rosberg nuk i dha rëndësi deklaratave të shokut të tij të skuadrës Lewis Hamilton i cili disa ditë më parë kishte thënë që “Rosberg jeton në Monako dhe në këtë mënyrë Cmimi i Madh i Gjermanisë nuk mund të quhet gara e shtëpisë”.

“Nuk lexoj gjithçka që del në shtyp, por këtë e kam lexuar. Nuk dua të komentoj deklarata të tilla pasi ai e tha me shaka”, deklaroi kryesuesi i klasifikimit të pilotëve.

Piloti i Mercedesit theksoi se e rëndësishme është të flitet për luftën në pistë mes pilotëve: “Po zhvillojmë një betejë të bukur. Është fantastike dhe besoj se do të luftojmë deri në fund për titullin.”

Top Channel