F1, Raikkonen: Ferrari do të përmirësohet

18/07/2014 00:00

Kimi Raikkonen u tregua optimist përpara fundjavës së Cmimit të Madh të Gjermanisë duke thënë se gjërat do të ndryshojnë tek Ferrari dhe se pavarësisht rendimentit të tij jo të mirë me skuderinë italiane, nuk është i shqetësuar për të ardhmen.

“Garat po shkojnë pak a shumë siç i prisja. Është një vit shumë i vështirë dhe shpresoj që herët a vonë të bëjmë kthesën e madhe. Nuk mund të vazhdojmë kështu për shumë kohë, nuk është argëtuese, por janë gjëra që ndodhin. Besoj shumë që do i ndryshojmë gjërat”, tha piloti finlandez.

Kampioni i Formulës 1 në vitin 2007 nënvizoi se nuk e sheh veten larg Ferrarit në të ardhmen: “Kam një kontratë dhe nuk jam aspak i shqetësuar.”

Në lidhje me aksidentin që pësoi në Silverstone, Raikkonen konfirmoi që ndihet mirë, por jo në 100% të formës.

Top Channel