Europa League, humbje për Laçin dhe Flamurtarin

17/07/2014 00:00

Laçi dhe Flamurtari, dy skuadrat shqiptare që ende vazhdojnë aventurën e tyre në Europa League, kanë pësuar humbje në ndeshjet e tyre të para të turit të dytë paraeliminator të këtij kompeticioni.

Kurbinasit u mundën 3-0 në shtëpinë e tyre nga ukrahinasit e Zorias së Luhanskut duke treguar se nuk janë në gjendje të përballojnë kundërshtarin.

Një autogol i Arjan Shetës në minutën e 23 dhe golat e Zeljko Ljubenovic (46) dhe Yannik Boli (74) i kanë dhënë fund shpresave të bardhezinjve për avancimin në këtë kompeticion.

Ndërsa vlonjatët janë mundur 2-0 nga Petrolul Ploiesti në ndeshjen e zhvilluar në Rumani.

Golat për Petrolulin u shënuan nga Gevaro Nepomuceno në minutën e 77 dhe Toto Tamuz Temile në minutën e 84.

Top Channel