Finalja, Kramer nuk dinte ku ishte

17/07/2014 00:00

Arbitri i finales së Botërorit, italiani Nicola Rizzoli, ka zbuluar se Christoph Kramer e humbi krejtësisht mendjen pas një përplasjeje të dhunshme me Ezequiel Garayn në pjesën e parë të takimit.

“Pak pas përplasjes, Krameri më pyeti: Arbitër, kjo është finalja? Mendova se po bënte shaka fillimisht, por më pyeti sërish dhe kur i thashë po, më falenderoi duke më thënë që ishte e rëndësishme ta dinte diçka të tillë”, tha Rizzoli për ‘La Gazzetta dello Sport’.

Në minutën e 17 të finales Argjentinë-Gjermani, Kramer u përplas me shpatullën e Garayt duke goditur fort kokën, por kaluan 14 minuta para se të zëvendësohej nga Andre Schurrle.

Top Channel