Lahm: Rezultati 7-1? Ndjeja ankth

17/07/2014 00:00

“Të mundësh Brazilin 7-1? Ishte ndeshja që më ka shkaktuar më shumë ankth nga të gjitha.”

Këto janë fjalët e Philipp Lahm, kapitenit të kombëtares gjermane të futbollit, e cila në gjysmëfinalet e Botërorit shkatërroi Seleçaon me një rezultat historik duke habitur të gjithë tifozët.

“Të shënosh aq shumë gola falë gabimeve të kundërshtarëve nuk është bukur. E kupton dramën e tjetrit dhe të krijohet ankth. Nuk isha aspak euforik”, tha mbrojtësi për të përjavshmen ‘Stern’.

Lahmi shtoi: “Askush nuk do që kundërshtari të bëjë gabime që në nivele të tilla nuk ndodhin kurrë.”

Top Channel