Reali prezanton Toni Kroosin

17/07/2014 00:00

Me një kostum të zi dhe me një këmishë të bardhë pa kollare, Toni Kroos u prezantua si lojtari i ri i Realit të Madridit në zonën VIP të stadiumit Santiago Bernabeu, ku rreth 10 mijë tifozë i dhanë mirëseardhjen.

Ishte presidenti Florentino Perez ai që i dorëzoi mesfushorit gjerman fanelën me numrin 8. Në fjalën e tij gjatë prezantimit, ish-lojtari i Bayern Munchen tha:

“Nuk ka gjë më të bukur se të jesh në Bernabeu. Ky është klubi më i rëndësishëm në botë dhe jam i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur. E di që këtu titujt janë të domosdoshëm dhe unë jam një lojtar fitues. Shpresoj që ta shpërblej besimin që më ka dhënë klubi.”

Top Channel