Europa League, sot turi i dytë eliminator

17/07/2014 00:00

Sot do të luhen ndeshjen e para të turit eliminator të Europa League, ku Shqipëria përfaqësohet nga dy ekipe tashmë, pas eliminimit të Kukësit në raundin e parë, një ekip që vitin e kaluar shkroi historinë duke kaluar 3 ture eliminatore.

Në orën 17:00 luhet ndeshja Laçi-Zorya (Ukrainë), ndërsa më 18:30 sfida tjetër mes Petrolul (Rumani) dhe Flamurtarit.

Në ndeshjet e turit të parë eliminator të Europa League-s, Laçi eliminoi sllovenët e Rudar Velenje, pas dy barazimeve 1-1 dhe goditjeve të 11-metërshave, ndërsa Flamurtari eliminoi gjeorgjianët e Sioni Bolnisi-t, duke triumfuar 3-2 në Gjeorgji dhe duke humbur 1-2 në Tiranë.

Ndeshjet e kthimit do të luhen pas 1 jave, respektivisht në Ukrainë dhe në Tiranë.

Top Channel