Rosberg, kaskë speciale në Hockenheim

17/07/2014 00:00

Pas martesës, për Rosberg erdhi edhe një rinovim kontrate, por mbi të gjitha Gjermania e tij u shpall kampione e Botës në futboll.

Piloti gjerman i Mercedes e pranon dhe e shpreh lumturinë përmes TWitter-it, për të ishte një javë e paharrueshme.

Ndaj, për të festuar fitoren në “Maracanà”, gjermani do të mbajë një kaskë speciale gjatë garës së kësaj fundjave, për Çmimin e Madh të Gjermanisë në Hockenheim, garë që do të zhvillohet më 20 Korrik dhe që do të transmetohet drejtpërdrejt në Top Channel dhe Top Channel HD, duke nisur me provat zyrtare, të shtunën, ora 14:00, dhe gara, të dielën në të njëjtën orë.

Në kaskën e Rosberg, i cili mban edhe kryesimin e kampionatit të Formula 1, është konfiguruar Kupa e Botës. Pse jo, Gjermania është gati të festojë sërish një arritje që e siguroi pas 24 vitesh mungesë.

Top Channel