Formacioni i Botërorit, pa Messi-n

16/07/2014 00:00

Në vlerësimin e asaj çfarë jep një futbollist në fushë statistikat janë ato që janë më të besueshme dhe për botërorin që sapo lamë pas, pati shumë kritika mbi dorëzimin e trofeut të “Topit të Artë” për Lionel Messi-n.

Edhe vetë presidenti i FIFA-s do të deklaronte se ishte habitur kur kishte parë emrin e Messi-t si fitues të këtij trofeu, ndërsa së fundmi edhe statistikat rrëzojnë ato pak arsyetime pro asit argjentinas.

FIFA publikoi listën me 11 lojtarët më të mirë të të gjithë botërorit. Ajo që pritej ishte dominimi i gjermanëve që u shpallën kampionë bote, ndërsa ajo që bie në sy është se sipas këtyre statistikave, të vlerësimeve në total të të gjitha ndeshjet e luajtura, që nga faza në grupe e deri në finale, Tony Kroos është ai që prin.

Mesfushori gjerman vlerësohet me notën 9.79 më lartë se të gjithë të tjerët, ndërkohë që 11-shja më e mirë plotësohet nga Neuer në portë me notën 9.33, holandezi De Vrij në mbrojtje me notën 9.7, Hummels me notën 9.66, mbrojtësin brazilian Thiago Silva me notën 9.54, argjentinasi Rojo me notën 9.51, braziliani Oscar me notën 9.57, Lahm me notën 9.39, talenti kolumbian James Rodriguez me notën 9.37, holandezi Robben me 9.74 dhe Muller me notën 9.63.

Top Channel