Real, Kroos prezantohet të enjten

16/07/2014 00:00

Nuk është njoftuar ende zyrtarisht, por largimi i Tony Kroos nga Bajerni i Mynihut drejt Realit të Madridit është fakt i kryer.

Gazeta sportive spanjolle “Marca” shkruan në versionin online të saj se mesfushori i sapo shpallur kampion bote me Gjermaninë e tij do të prezantohet të enjten në orën 17:00 në Santiago Bernabeu.

Një ditë më parë vetë Bajerni i Mynihut njoftoi se Kroos nuk do të jetë pjesë e tij sezonin e ardhshëm, por pa saktësuar se kush ishte destinacioni i tij.

Mësohet se Kroos është kërkuar me ngulm nga Ancelotti i cili ka shfrytëzuar edhe situatën e krijuar tek kampionët gjermanë me mbërritjen e Pep Guardiola-s, planet e të cilit për mesfushën duke se ishin pa mesfushorin energjik.

Detajet mbi kontratën që lidh Kroos me Realin e Madridit pritet të publikohen po të enjten pak para prezantimit zyrtar të tij.

Top Channel