F1, Nico Rosberg rinovon me Mercedesin

16/07/2014 00:00

Skuderia Mercedes lajmëroi të mërkurën se ka arritur një marrëveshje me pilotin Nico Rosberg për zgjatjen e kontratës së tij, por pa specifikuar sa do të zgjasë kontrata e re e gjermanit.

29-vjeçari ka arritur 6 fitore me Mercedesin, gjysmën prej tyre në sezonin aktual që po dominohet nga skuderia gjermane. Gjithashtu, ka arritur të ngjitet 17 herë në podium dhe 8 pole position.

“Jam shumë krenar që jam një pilot Mercedesi. Si gjerman që jam, trashëgimia e Mercedes-Benzit është e veçantë për mua dhe jam i lumtur që përfaqësoj markën më të mirë të makinave në botë”, tha Rosberg për faqen zyrtare të skuderisë së tij.

Top Channel