Juventus, Allegri zëvendëson Conten
16/07/2014 00:00
Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Ish-tekniku i Milanit ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit bardhezi dhe do të marrë vendin e lënë bosh nga Antonio Conte.
Zyrtarizimi ka ardhur nëpërmjet një komunikate të postuar në faqen zyrtare të klubit torinez.
Allegri do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me rreth 3 milionë euro në sezon.
Marrëveshja është arritur brenda pak orëve pas një takimi që Allegri pati me Marotën. Trajneri do të prezantohet në Juventus Stadium në orën 15:00.
Top Channel