Real Madrid blen Keylor Navas

16/07/2014 00:00

Keylor Navas do të jetë portieri i ri i Realit të Madridit. Surpriza e Botërorit “Brazil 2014” është blerë 10 milionë euro nga madrilenët duke i paguar kështu Levantes klauzolën e lëshimit.

Sipas ‘Marca’, portieri i Kosta Rikës do të zëvendësojë Diego Lopezin dhe Reali po punon për t’i gjetur një skuadër të re portierit që në kampionat i zuri vendin Iker Casillasit.

Napoli dhe Monaco janë destinacionet më të mundshme për Diego Lopezin.

Top Channel