Muller: Këpucën e Artë futeni në …

15/07/2014 00:00

Thomas Muller, pas përfundimit të finales së Botërorit që Gjermania fitoi ndaj Argjentinës duke u shpallur kampione Bote, bëri shaka me një gazetare duke i thënë: “Jam kampion, Këpucën e Artë të Botërorit mund ta fusësh në …”

“Nuk më intereson fare ai çmim idiot. Jemi kampionë bote! Këpucën e Artë fute në …”, tha sulmuesi i Bayern Munchen duke u larguar me një zemërim të shtirur dhe i shoqëruar nga të qeshurat e Bastian Schweinsteiger.

Muller është i njohur për shakatë e tij me gazetarët dhe çdo dalje e tij para mediave sjell gjithmonë të qeshura.

Këpuca e Artë është çmimi që i jepet golashënuesit më të mirë të turneut. Ky çmim shkoi për James Rodriguez të Kolumbisë, i cili shënoi 6 gola në këtë Botëror, ndërsa Thomas Muller shënoi 1 më pak.

Top Channel