“Gotze, trego që je më i mirë se Messi”

14/07/2014 00:00

Joachim Low deklaroi pas ndeshjes se kishte besim që Mario Gotze mund të ishte lojtari që do të vendoste finalen e madhe të Botërorit.

Trajneri i Gjermanisë tha për mediat se para se ta hidhte në fushë, i tha lojtarit të Bayern Munchen që të tregonte që ishte më i mirë se Messi.

“Gotze është djali i mrekullive, ka aftësinë për të vendosur ndeshjet. I thashë që t’i tregonte botës se ishte më i mirë se Messi duke vendosur një Botëror. Kisha një parandjenjë të mirë”, tha Low.

Trajneri tha se është i lumtur që puna 10-vjeçare u kulminua me një Kupë Bote: “Nisëm projektin tonë para 10 vitesh dhe gjatë gjithë kësaj kohe ecnim mirë, por na mungonte hapi i fundit. Ishim më të mirët dhe jemi të parët që fitojmë një Botëror në Amerikën e Jugut.”

Top Channel