Van Persi i dhuron medaljen tifozit

13/07/2014 00:00

Holanda mundi 3-0 Brazili dhe e mbylli Botërorin në vendin e 3-të. Përveç lojtarëve në fushë dhe stafit teknik, një meritë të veçantë për këtë sukses të tyrin kanë edhe tifozët të cilët e kanë ndjekur dhe mbështetur skuadrën e Van Gaal deri në Brazil.

Ka qenë pikërisht Van Persie, i cili vendosi ta dhurojë medaljen që mori nga FIFA mbërmjen e të shtunës.

Edhe pse ishte diçka shumë e vogël, në mënyrë simbolike sulmuesi i dhuroi pas ndeshjes super tifozit holandez, medaljen e bronzit dhe shiritin e kapitenit.

Top Channel