Kandidatët për lojtarin më të mirë të “Brazil 2014”

11/07/2014 00:00

FIFA ka bërë të ditur listën e 10 lojtarëve kandidatë për të fituar Topin e Artë të Botërorit “Brazil 2014”. Këtë dhjetëshe e dominojnë dy kombëtaret që do të luajnë finalen e madhe: Argjentina dhe Gjermania, por ka edhe lojtarë të përfaqësueseve që nuk kanë shkuar dot më shumë se çerekfinalja.

Gjermania është skuadra me më shumë lojtarë kandidatë. Mats Hümmels, Philipp Lahm, Toni Kroos dhe Thomas Müller janë 4 lojtarët gjermanë që mund të shpallen lojtari më i mirë i Botërorit.

Nga Argjentina e pretendojnë trofeun 3 lojtarë: Messi, Di Maria dhe Mascherano.

Në listë janë dy gjysmëfinalistë: braziliani Neymar Jr. dhe holandezi Arjen Robben, të cilët kanë shënuar respektivisht 4 dhe 3 gola në këtë turne.

Në fund, FIFA i ka rezervuar një vend edhe kolumbianit James Rodriguez, futbollistit që ka habitur të gjithë me golat e tij dhe që aktualisht kryeson renditjen e golashënuesve të “Brazil 2014” me 6 gola.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel