Në kohën që në Brazil po zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit, Holanda ka fituar në Peru Kupën e Botës… për të burgosur.

Turneu u zhvillua në burgun e sigurisë së lartë në Luriganço të Limës. Një event i tillë organizohet çdo katër vite nga drejtuesit e burgut dhe ndeshjet luhen në periudhën kur luhet Botërori i vërtetë.

Një kompeticion i tillë organizohet në kuadër të një programi rehabilitimi që synon që të burgosurit të merren me sport.

Katër skuadra me nga 6 lojtarë nga burgje të ndryshme të kryeqytetit peruan veshin fanelat e skuadrave gjysmëfinaliste të Botërorit (në këtë rast Gjermanisë, Brazilit, Holandës dhe Argjentinës) dhe “portokallinjtë” ishin ata që triumfuan duke mundur në finale Gjermaninë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel