Nuk ka pushime për Van Gaal

11/07/2014 00:00

Ëndrra e Louis van Gaal për të fituar Kupën e Botës me Holandën tashmë është shuar, por kombëtarja e drejtuar nga ai ende nuk i ka mbyllur impenjimet në këtë Botëror, pasi do të luajë ditën e shtunë ndaj Brazilit vendas për të vendosur se kush do të jetë skuadra e tretë e “Brazil 2014”.

Pavarësisht se do të jetë nën drejtimin e kombëtares deri të shtunën Van Gaal i ka bërë planet për ditët në vazhdim, por jo për pushime, por për t’u vënë menjëherë nën drejtimin e Manchester United.

Pas ndeshjes për vendin e tretë Van Gaal do të udhëtojë bashkë me ekipin për në Holandë, ndërsa të martën e javës së ardhshme do të mbërrijë në Manchester, ku gruaja e tij Truus ka gjetur tashmë edhe shtëpinë në Cheshire.

Në fund të javës së ardhshme holandezi do të niset me ekipin e tij të ri në drejtim të Amerikës në një turne dy javorë.

Top Channel