Formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve

10/07/2014 00:00

Për shumë media europiane, formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve do të ishte ai i Gjermanisë, por minuta e 89 në ndeshjen Holandë – Argjentinë dhe fundi i kësaj sfide ndryshoi disa gjëra në 11-shen më të mirë.     
 

Romero: Devijimi i gjuatjes së Shnajder i dha fund pritjeve të argjentinasve për të shkuar në finalen e një botërori. 

Lahm: Përballë Brazilit, mbrojtësi legjendar dha dy pasime për gol.

Hummels: Elegant, preciz  dhe i vendosur. Duelon me Tiago Silvën për të vendosur se cili prej tyre është më i miri në botë në rolin e vet.

Garay: Ishte një siguri e madhe për argjentinasit në mbrojte.

Hovedes: Nga ndeshja në ndeshje u bë një element shumë i rëndësishëm në formacionin gjerman.

Mascherano: Devijimi i gjuatjes së Roben i hapi rrugën Argjentinës për në finale.

Khedira: Një motor që punon gjithmonë dhe që nuk i shterojnë energjitë.

Kroos: Kundër Brazilit shënoi dopjetën më të shpejtë në historinë e botëroreve.

Muller: Është një bletë punëtore.

Klose: Rekordi sigurisht që e fut dhe atë në formacionin më të mirë.

Schurrle: Është lojtari i 11 më i mirë i këtyre dy gjysmëfinaleve.  

Top Channel