F1, Rosberg: Ndihem 100% gjerman

10/07/2014 00:00

Lufta për titullin e Formulës 1 duket se nuk do të zhvillohet vetëm në pistë, por edhe jashtë saj.

Të martën, Lewis Hamilton vinte në dyshim nëse Cmimi i Madh i Gjermanisë mund të quhej gara e shtëpisë së Nico Rosberg, shokut të tij të skuadrës, pasi ai nuk ka jetuar kurrë atje.

Menjëherë ka ardhur kundërpërgjigja e Rosberg: “Cfarë të them? Cdo njeri ka mendimin e vet. Nuk jam rritur në Gjermani, por ndihem 100% gjerman, ashtu siç ndihet Hamiltoni britanik.”

Top Channel