Shkodër, aksidentohen 4 automjete

09/07/2014 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar pasditen e së mërkurës në Kryebushat të Shkodrës, ku janë përfshirë 4 automjete, një autobus, një fuoristradë dhe dy vetura.

Autobusi i përfshirë në incident ka qenë me targa kosovare, ndërkohë që për fat të mirë, shoferi i tij ka arritur të frenojë në kohë dhe u ka kërkuar pasagjerëve të dalin menjëherë jashtë.

Dyshohet për një viktimë në këtë aksident, i cili mund të ketë mbetur i bllokuar brenda fuoristradës, tek e cila kanë nisur të ndërhyjnë forcat policore për ta sharruar.

Policia dhe zjarrfikëset janë drejtuar për në vendngjarje, për të hetuar për shkaqet e aksidentit, por edhe për të shuar flakët që kanë përfshirë autobusin pas një avarie.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel