Gjysmëfinalja Argjentinë-Holandë

09/07/2014 00:00

Përballja e orës 22:00 mes Argjentinës dhe Holandës do të vendosë se cila prej këtyre dy skuadrave do të jetë kundërshtari i Gjermanisë në finalen e Botërorit. 

Luis Van Gal dhe skuadra e tij do të përballen me Lionel Mesin, një lojtar tek i cili bazohet e gjithë loja argjentinase.

“E kam gati planin për të bllokuar Mesin dhe Argjentinën. Mendoj se skuadrat i kanë shanset e barabarta për të shkuar në finale”, tha trajneri i Holandës.

Në kampin kundërshtar, Lionel Mesi premtoi se do të japë maksimumin që ta çojë Argjentinën drejt titullit botëror: “Për një futbollist nuk ka gjë më të mirë se të fitojë Botërorin me kombëtaren. Për mua është nder që jam kapiten dhe do shpërblej besimin në fushë”, tha ylli i Barcelonës.

Në kompanitë e basteve Argjentina shihet si favorite e kësaj sfide, pasi fitorja e saj brenda 90 minutave kuotohet me 2.5, barazimi me koeficentin 3.1, ndërsa fitorja e “Tulipanëve” me 2.9.

Top Channel