F1, Massa kryeson testimet në Silverstone

08/07/2014 00:00

Fundjavën e kaluar u zhvillua në Silverstone Cmimi i Madh i Britanisë së Madhe, ndërsa të martën, po në këtë pistë, nisën testimet e treta zyrtare të sezonit aktual të Formulës 1.

Më i shpejti i ditës u tregua Felipe Massa me Williams (1:35:242), i cili u detyrua të braktiste garën pas aksidentit të Kimi Raikkonenit që pa të përshirë edhe brazilianin.

Kohën e dytë më të shpejtë të ditës e regjistroi Nico Rosberg me Mercedes (1:35.573), ndërsa i treti u rendit Jules Bianchi me Marussia (1:36.406). Ditën e mërkurë, piloti francez do të zbresë sërish në pistë, kësaj radhe me Ferrarin, pasi do të zëvendësojë finlandezin Raikkonen, i cili nuk është rekuperuar ende nga dëmtimi në këmbë që pësoi nga aksidenti i frikshëm në garë.

Në vend të katërt u rendit Sergio Perez me Force India (1:36.589), i ndjekur nga Jean-Eric Vergne (1:37:176) dhe Pastor Maldonado (1:37.368).

Daniel Ricciardo me Red Bull nuk regjistroi kohë.

Top Channel