Lamtumira për Alfredo Di Stefanon

08/07/2014 00:00

Trupi i pajetë i Alfredo Di Stefanos është vendosur në ambientet e stadiumit “Santiago Bernabeu” për t’i dhënë mundësinë të gjithëve tifozëve të përshëndeten me legjendën e futbollit madrilene.

Legjenda e futbollit spanjoll dhe atij argjentinas u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare pas një ataku kardiak që pësoi të shtunën.

Di Stefano konsiderohet nga të gjithë si futbollisti më i rëndësishëm i historisë së Realit dhe ishte lideri i skuadrës në vitet ‘50. Gjatë asaj kohe Reali fitoi 5 tituj kampion në Europë ndërsa Di Stefano u shpall dy herë fitues i “Topit të Artë”.  

Në 5 nëntor të vitit 2000 ai u emërua në postin e Presidentit të Nderit të Realit të Madridit dhe në vitin 2003 u shpall nga Familja Mbretërore dhe Federata Spanjolle si lojtari më i madh spanjoll i të gjitha kohërave, pavarësisht se origjina e tij ishte argjentinase.

Top Channel