FIFA dëbon Holandën nga hoteli

08/07/2014 00:00

Botërori “Brazil 2014” është drejt fundit dhe me siguri deri në 13 korrik, me finalen e madhe, polemikat nuk do të mungojnë.

E fundit ka të bëjë me largimin e kombëtares së Holandës nga hoteli, ku ishte akomoduar që prej fillimit të kompeticionit, e detyruar nga FIFA.  

Arsyeja ka qenë se në “Caesar Park” në Ipanema do të vendoset stafi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, si edhe i sponsorëve të ndryshëm.  

Natyrisht që kjo lëvizje nuk është pritur mirë nga holandezët, të cilët të mërkurën do të luajnë ndaj Argjentinës.

“Kjo lëvizje është në dëm të lojtarëve, të cilët ishin ambientuar me hotelin dhe tani do t’i duhet të ndryshojnë vendin në prag të ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së tyre”, u shpreh drejtori i Federatës Holandeze, Bert van Oostveen.

Top Channel