Holanda, Krul mbrohet nga kritikat

07/07/2014 00:00

Portieri Tim Krul u mbrojt nga kritikat që ka marrë ditët e fundit pasi gjatë serisë së 11-metërshave ndaj Kosta Rikës u mundua të shpërqendronte kundërshtarët të cilët do të godisnin penalltinë.

“Nuk bëra asgjë të keqe, nuk i bërtita dhe nuk i fola në mënyrë agresive. Thjesht i thoja që e dija se ku do të godisnin. Doja t’i demoralizoja”, shpjegoi portieri në një konferencë për shtyp.

Krul u bë protagonisti kryesor i Holandës në çerekfinalet ndaj Kosta Rikës mbrëmjen e së shtunës. Louis Van Gaal e futi në lojë në minutën e fundit të shtesës dhe portieri rezervë priti dy 11-metërsha duke ndihmuar Holandën të arrinte në çerekfinalet e kompeticionit.

Portieri i Njukasëllit i afrohej kundërshtarëve duke bërë gjeste sfiduese para se të godisnin dhe FIFA nuk e ka përjashtuar mundësinë e hapjes së një hetimi ndaj tij.

Top Channel