Low: Me Brazilin, ndeshje historike

07/07/2014 00:00

Joachim Low nuk kënaqet aspak me gjysmëfinalet, por kërkon që Gjermania e tij të arrijë në finalen e Botërorit “Brazili 2014”.

“Duam të jemi në fushë në datën 13 korrik. Ende nuk kemi arritur asgjë”, tha Low në një intervistë të publikuar në faqen e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB).

Gjithsesi, trajneri është i lumtur që do të luajë me Brazilin në gjysmëfinale pasi sipas tij nuk ka gjë më të bukur se të ndeshesh me Seleçaon: “Një ndeshje e tillë hyn në histori.”

Edhe Low, ashtu si shumica e lojtarëve të tij, ndjen keqardhje që ndeshjes Brazil-Gjermani do i mungojë Neymari, i cili theu një vertebër në çerekfinalen ndaj Kolumbisë: “Është fatkeqësi e madhe pasi po flasim për një lojtar të mrekullueshëm. Shpresoj që të rikthehet sa më shpejt në fushat e lojës.”

Top Channel