Djokovic triumfon në Wimbledon

06/07/2014 00:00

Pas më shumë se 4 orësh serbi Novak Djokovic arriti të mund zviceranin Roger Federer dhe të fitojë finalen e meshkujve në Wimbledon.

Në fund të një ndeshje plot emocion numri 4 në botë, Roger Federer nuk arriti të përballonte 27-vjeçarin, i cili fitoi 3 me 2 me sete 6-7, 6-4, 7-6, 5-7, 6-4.

Pas këtij triumfi më se të merituar, Djokovic do të kthehet në krye të klasifikimit botëror ATP, duke parakaluar spanjollin Rafael Nadal. Ndërsa, pas kësaj humbjeje shuhet ëndrra e 32-vjeçarit zviceran për t’u bërë lojtari me më shumë tituj në historinë e Wimledon.

Së bashku me Pete Sampras dhe William Renshaw me nga 7 fitore qëndron edhe Federer.
 

Top Channel