Kolumbi, lojtarët e kombëtares priten si heronj

06/07/2014 00:00

Me mijëra kolumbianë kanë mbushur rrugët e Bogota-s, duke pritur si heronj lojtarët e përfaqësueses së tyre, të cilët dhuruan një futboll mbresëlënës në Brazil.

Të hipur mbi një autobus, 23 lojtarët së bashku me stafin drejtues janë përshëndetur nga një numër vërtet i madh të pranishmish. Në qendër të vëmendjes ishte padyshim James Rodriguez, lideri i padiskutueshëm i kësaj kombëtareje në këtë Botëror.

Edhe pse Kolumbia u largua, pasi u mund 2-1 nga vendasit e Brazilit, Rodriguez vazhdon të udhëheq me 6 gola listën e golashënuesve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel