Krul: Ja si priten penalltitë

06/07/2014 00:00

Tim Krul, heroi i Holandës i cili priti 2 penallti në çerekfinalen ndaj Kosta Rikës (0-0 u mbyll takimi dhe 4-3 fituan “Tulipanët” në serinë e 11-metërshave) zbuloi sekretin e tij duke thënë se portieri duhet të presë të hidhet sa më vonë të jetë e mundur e më pas të zgjedhë një krah.

“Celësi i suksesit është të presësh deri në fund e më pas të zgjedhësh nga do hidhesh”, tha lojtari i Njukasëllit për një televizion holandez.

“Të presësh dy penallti nuk ndodh çdo ditë. Për këtë moment kam punuar gjatë 7 javëve të fundit. Jam shumë i lumtur”, shtoi portieri i cili hyri në fushën e lojës në minutën e fundit të shtesës.

Top Channel